Papa Leoni XIV do të operohet, i zbulohet një nodul në mushkëri

Papa Leoni XIV do të operohet, i zbulohet një nodul në mushkëri

Written by

in

Papa Leoni XIV do të operohet, i zbulohet një nodul në mushkëri

Papa Leoni XIV do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim, pasi gjatë një kontrolli mjekësor i është zbuluar një nodul në mushkëri, në fazë të hershme dhe të lokalizuar mirë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Papa gjatë lutjes së përjavshme të së dielës, në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, ku ka njoftuar se mjekët kanë vlerësuar se ndërhyrja kirurgjikale është e nevojshme.

Sipas zëdhënësit të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, operacioni është planifikuar për ditët e para të javës së ardhshme, ndërsa Papa pritet të ketë nevojë për rreth një javë rikuperim.

Siç raporton “Vatican News”, ndërhyrja do të kryhet në spitalin Gemelli në Romë, ku është krijuar një sektor i posaçëm për Papën pas atentatit ndaj Papa Gjon Palit II në maj të vitit 1981.

Papa Leoni XIV, emri i lindjes i të cilit është Robert Francis Prevost, u zgjodh në krye të Kishës Katolike në vitin 2025, pas vdekjes së Papa Françeskut. Ai është Papa i 267-të dhe i pari amerikan që mban këtë post.

Para zgjedhjes, ai shërbeu për vite si misionar në Peru, ku u angazhua me komunitetet e margjinalizuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Papa Leoni XIV do të operohet, i zbulohet një nodul në mushkëri appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali