Danimarka planifikon t’u lejojë mësuesve të përdorin forcë fizike ndaj nxënësve

Danimarka planifikon t’u lejojë mësuesve të përdorin forcë fizike ndaj nxënësve

Written by

in

Danimarka planifikon t’u lejojë mësuesve të përdorin forcë fizike ndaj nxënësve

Një projektligj i ri në Danimarkë ka nxitur debat, pasi parashikon që mësuesit të kenë të drejtë të përdorin forcë fizike ndaj nxënësve në situata të caktuara, për të parandaluar përshkallëzimin e konflikteve në shkolla.

Sipas raportimit të gazetës franceze “Le Monde”, mësuesit mund të lejohen ta ndalojnë fizikisht një nxënës ose ta largojnë me forcë nga klasa, nëse ai refuzon të dalë dhe pengon mësimin.

Ndërhyrja do të mund të bëhej edhe kur nxënësi paraqet rrezik për veten apo të tjerët, shkatërron gjësende ose pengon seriozisht zhvillimin e orës mësimore, shkruan Bild, përcjell Klankosova.tv

Ministri i Arsimit, Magnus Heunicke, ka thënë se synimi i projektligjit është të sigurojë qetësi dhe rend në shkolla, si dhe t’u japë mësuesve më shumë siguri për mënyrën se si mund të veprojnë kur një situatë del jashtë kontrollit.

Nisma vjen pas shqetësimeve për rritjen e dhunës në shkollat daneze. Sipas një studimi të autoritetit danez për mbikëqyrjen e punës, më shumë se një e katërta e mësuesve kanë raportuar rritje të sjelljeve të dhunshme dhe përçarëse, ndërsa në çdo klasë të pestë dhuna drejtohet edhe ndaj mësimdhënësve.

Projektligji pritet të shqyrtohet dhe të votohet në Parlament. Nëse miratohet, Danimarka do të jetë ndër vendet e pakta evropiane që u lejojnë mësuesve përdorimin e forcës fizike në rrethana të caktuara, krahas Anglisë, ku lejohet përdorimi i forcës së arsyeshme për ruajtjen e disiplinës në klasë.