Trajneri i Gjermanisë, Jurgen Klopp, e vlerësoi shumë paraqitjen e sulmuesve anësorëve Brajan Gruda dhe Derry Scherhant në fitoren 5-0 ndaj Holandës në Ligën e Kombeve mbrëmë.
Gjermani mori një fitore të madhe 5-0 ndaj Holandës duke arritur të mbyll grupin 2 si lider dhe duke lënë “Tulipanët” të dytit dhe Greqinë të tretë.
Golat për “Panzerët” u shënuan nga Scherhant (41’), Florian Ëirtz (60’, 77), Nico Schlotterbeck (65’) dhe Gruda (77’).
Megjithatë, Klopp është përkujdesur t’i komplimentoj dy lojtarët e rinj, Gruda dhe Scherhant, për paraqitjen e tyre brilante.
“Kemi Derry Scherhant dhe Brajan Gruda, dhe Zoti im, ata të dy dinë vërtet të luajnë futboll! Por sasia e punës që bënë dhe ajo që duhej të bënin sot, ishte absolutisht e jashtëzakonshme”, ka thënë fillimisht Klopp.
“Shumë lojtarë gjithashtu mund të luajnë futboll, por ka të bëjë me përpjekjen, përkushtimin dhe pasionin që i kushton. Kjo është ajo që në fund të fundit ka rëndësi. Këta djem ende po e befasojnë veten”.
“Sot treguam se mund të jemi edhe shkatërrues kur sulmojmë shpejt. Kjo është diçka që nuk e kishim treguar më parë”, përfundoi trajneri i Gjermanisë. /Telegrafi/