Katër të lënduar në një aksident mes dy veturave në Novosellë të Pejës

Katër të lënduar në një aksident mes dy veturave në Novosellë të Pejës

Written by

in

Katër të lënduar në një aksident mes dy veturave në Novosellë të Pejës

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në rrugën “Mulla Zekë Bërdynaj”, në fshatin Novosellë të Pejës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa sipas personelit mjekësor, gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke hetuar rrethanat e aksidentit”, tha Elezaj./Klankosova.tv