Arrestohen dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur në Gjakovë

Arrestohen dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur në Gjakovë

Written by

in

Arrestohen dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur në Gjakovë

Dy persona të dyshuar për grabitjen e armatosur që ndodhi të martën në mesditë në Gjakovë janë arrestuar, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Përmes një postimi, Sveçla ka njoftuar se të dyshuarit janë identifikuar mbrëmë, ndërsa janë arrestuar sot, pas një pune intensive hetimore nga Policia e Kosovës, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Prokuroria.

Gjatë aksionit, sipas Sveçlës, janë sekuestruar edhe armët që dyshohet se janë përdorur në kryerjen e grabitjes, si dhe një sasi e konsiderueshme parash, transmeton Klankosova.tv.

Grabitja e armatosur kishte ndodhur dje në Gjakovë, ku si pasojë ishte plagosur një qytetar, ndërsa ishte rrezikuar edhe siguria e personave të tjerë.

“Nuk do të lejojmë që individë të tillë të cenojnë sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve tanë. Sundimi i ligjit dhe mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve mbeten të panegociueshme”, ka shkruar ministri.