Mourinho shmang konferencën për shtyp pas fitores së Real Madridit, frikësohet nga pezullimi

Mourinho shmang konferencën për shtyp pas fitores së Real Madridit, frikësohet nga pezullimi

Written by

in

Mourinho shmang konferencën për shtyp pas fitores së Real Madridit, frikësohet nga pezullimi

Jose Mourinho ka vendosur të mos paraqitet në konferencën për shtyp pas fitores dramatike 1-0 të Real Madridit ndaj Villarrealit në Santiago Bernabeu, raporton mediumi “El Mundo”.

Sipas raportimit, trajneri portugez ka zgjedhur të mos flasë para gazetarëve nga frika se deklaratat e tij për gjykimin mund t’i kushtonin me pezullim për dy ndeshjet e ardhshme të La Ligës, ndaj Sevillas dhe Barcelonës.

Gazetarët kishin pritur paraqitjen e zakonshme të trajnerit pas ndeshjes, por Mourinho nuk u shfaq në sallën e konferencave.

Vendimi i tij erdhi pas një pjese të dytë të tensionuar, e cila u shoqërua me polemika rreth vendimeve të gjyqtarit. Në mesin e incidenteve ishte edhe kartoni i kuq i Vinicius Juniorit, pas një përplasjeje me një kundërshtar, gjatë së cilës braziliani dyshohet se i tërhoqi flokët.

Ndërkohë, Real Madridi pritet të paraqesë ankesë zyrtare lidhur me gjykimin në këtë përballje.

Sipas “El Mundo”, Mourinho ka preferuar të shmangë deklaratat publike që mund të interpretoheshin si kritika ndaj arbitrave dhe të rrezikonin praninë e tij në stol në ndeshjet e ardhshme, veçanërisht në përballjen ndaj Barcelonës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mourinho shmang konferencën për shtyp pas fitores së Real Madridit, frikësohet nga pezullimi appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali