Bien në pranga dy të dyshuarit për grabitjen e argjendarisë në Gjakovë, ku mbeti i plagosur një person

Bien në pranga dy të dyshuarit për grabitjen e argjendarisë në Gjakovë, ku mbeti i plagosur një person

Written by

in

Bien në pranga dy të dyshuarit për grabitjen e argjendarisë në Gjakovë, ku mbeti i plagosur një person

Policia e Kosovës ka arritur t’i bjerë në gjurmë dhe t’i arrestojë dy persona të dyshuar lidhur me grabitjen e rëndë që tronditi dje në mesditë qytetin e Gjakovës, ku cak i sulmit ishte një argjendari dhe si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur një person.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda organeve të rendit kanë konfirmuar se pas një pune intensive operative dhe hetimore, njësitet policore kanë lokalizuar dhe prangosur dy të dyshuarit e përfshirë në këtë rast.

Sipas informacioneve të para të Sinjalit, ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth mesditës, kur të dyshuarit kishin hyrë në argjendari për të kryer grabitjen, çka kishte eskaluar me përdorimin e armës dhe plagosjen e një personi.

Pas arrestimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa Prokurori i Shtetit pritet të ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore ndaj tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali