LEX | 24 vjet burgim për Besnik Salihun në rigjykimin për vrasjen në Dumnicë, vëllai i tij lirohet sërish nga akuza

LEX | 24 vjet burgim për Besnik Salihun në rigjykimin për vrasjen në Dumnicë, vëllai i tij lirohet sërish nga akuza

Written by

in

LEX | 24 vjet burgim për Besnik Salihun në rigjykimin për vrasjen në Dumnicë, vëllai i tij lirohet sërish nga akuza

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar të martën me 24 vjet burgim Besnik Salihun në rigjykimin për vrasjen e Salih Salihut në Dumnicë të Epërme të Podujevës. Vëllai i tij, Ilaz Salihu, është liruar sërish nga akuza për ndihmë në kryerjen e vrasjes.

Në gjykimin e parë, më 11 shkurt 2026, Besnik Salihu ishte dënuar me dënim unik prej 25 vjetësh burgim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Gjykata atëherë e kishte rikualifikuar veprën nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje”, ndërsa Ilaz Salihun e kishte liruar nga akuza. Më 23 qershor, Gjykata e Apelit e anuloi aktgjykimin dhe e ktheu çështjen në rigjykim.

Siç ka raportuar më herët Drejtësia nga Sinjali, fjalët përfundimtare u dhanë më 13 nëntor. Mbrojtja e Ilaz Salihut kërkoi lirimin e tij, duke argumentuar se edhe pas dëgjimit të dy dëshmitarëve dhe rikonstruksionit të pjesshëm të vendit të ngjarjes, nuk ishte provuar se ai kishte premtuar të ndihmonte në fshehjen e provave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali