Qetësi në Burojë, vendlindjen e Hashim Thaçit në ditën e shpalljes së verdiktit në Hagë

Qetësi në Burojë, vendlindjen e Hashim Thaçit në ditën e shpalljes së verdiktit në Hagë

Written by

in

Qetësi në Burojë, vendlindjen e Hashim Thaçit në ditën e shpalljes së verdiktit në Hagë

Në Burojë të Skenderajt, vendlindjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, aktualisht mbizotëron qetësi, ndërsa në Hagë pritet të shpallet verdikti në rastin e njohur si “Thaçi 2”.

Siç raporton KosovaPress, deri më tani nuk vërehen lëvizje apo grumbullime të qytetarëve pranë shtëpisë së familjes Thaçi.

Buroja është kthyer në pikëtakim të qytetarëve gjatë seancave gjyqësore në Hagë, ku ata mblidhen për të shprehur solidaritetin me familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ndërkohë, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është paralajmëruar shpallja e vendimit në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe 4 të akuzuarve të tjerë, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, transmeton Klankosova.tv.

Rasti lidhet me akuza për pengim të administrimit të drejtësisë, të cilat të akuzuarit i kanë kundërshtuar.