Në një reagim në Facebook, Çitaku ka shprehur zhgënjimin dhe shqetësimin e saj për vendimin e sotëm, duke vënë në pikëpyetje paanshmërinë dhe administrimin e drejtësisë nga kjo gjykatë.
“Drejtësia nuk mund të ketë dy standarde: një për ata që gjykohen dhe një tjetër për ata që gjykojnë”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka thënë se kontestimet procedurale, proceset e njëpasnjëshme dhe zvarritjet shumëvjeçare kanë thelluar pikëpyetjet për punën e Gjykatës Speciale.
Çitaku ka deklaruar se përgjigjja ndaj asaj që e ka cilësuar padrejtësi do të jetë përmes qëndresës, mobilizimit dhe veprimeve politike, juridike e diplomatike.
“Lufta jonë për liri ishte e drejtë. UÇK ishte ushtria jonë çlirimtare. Sakrifica e një populli për çlirim është pjesë e pandryshueshme e historisë sonë dhe nuk mund të njolloset – asnjëherë”, ka shkruar ajo.
Burimi: RTKLive
