Modeli zviceran i kujdesit në shtëpi shtrihet në 150 qendra shëndetësore  në Shqipëri

Modeli zviceran i kujdesit në shtëpi shtrihet në 150 qendra shëndetësore  në Shqipëri

Written by

in

Mbi dymbëdhjetë vjet bashkëpunim mes Zvicrës dhe sektorit të shëndetësisë në Shqipëri kanë sjellë zgjerimin e shërbimeve të kujdesit në shtëpi në 150 qendra shëndetësore, përmes projektit “Shëndet për të Gjithë” (HAP).

Ambasada e Zvicrës në Shqipëri ka bërë të ditur se, gjatë kësaj periudhe, mijëra profesionistë shëndetësorë kanë forcuar aftësitë e tyre, ndërsa mijëra pacientë kanë fituar qasje më të mirë në shërbime cilësore shëndetësore, më afër shtëpisë, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, modeli i kujdesit në shtëpi, i frymëzuar nga përvoja zvicerane, tashmë është pjesë e shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor në Shqipëri.

Ky model është veçanërisht i përshtatshëm për të moshuarit dhe personat në situata vulnerabël.

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber Walt, ka theksuar se vazhdimësia e këtyre arritjeve varet nga institucionet, profesionistët dhe komunitetet shqiptare.

“E ardhmja e këtyre arritjeve tani qëndron në duart e institucioneve, profesionistëve dhe komuniteteve shqiptare”, ka deklaruar ambasadorja.

Këto rezultate janë bërë të ditura nga Ambasada e Zvicrës në Shqipëri, në një postim për më shumë se dymbëdhjetë vjet partneritet përmes projektit “Shëndet për të Gjithë” (HAP)./Telegrafi/

Postimi i plotë: