
Një incident i zjarrit dyshohet se ka ndodhur sot në një banesë në lagjen “Tophane” në Prishtinë.
Sipas informacioneve që ka Klankosova.tv zjarri ka përfshirë një banesë.
Ngjarja është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëvendëskomanandi i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdulsamed Shkodra.
Shkodra tha se nuk ka persona të lënduar.
“Zjarri ka shpërthyer në banjon e banesës. Ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervenuar. Nuk ka persona të lënduar. Zjarri është fikur dhe aktualisht ekipi po kujdestaron derisa të bëhet edhe ajrosja e banesës. Për detaje tjera do t’ju njoftojmë me kohë”, deklaroi ai.
Klankosova.tv ka biseduar me disa banorë kësaj ndërtese, të cilët janë shprehur të shqetësuar.
Ata kanë thënë se të gjithë banorët kanë dalë banesave, derisa disa prej tyre edhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e frikës dhe traumave. /Klankosova.tv