
Klan Kosova ka siguruar fotografinë e parë të Hajredin Kuçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Isni Kilajt pas vendimit të sotëm nga Gjykata Speciale në Hagë.

Katërshja është fotografuar së bashku pas përfundimit të seancës në Gjykatën Speciale, ku u shpall aktgjykimi ndaj tyre.
Në këtë rast, Hajredin Kuçi u dënua me një muaj burgim me kusht, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu me nga 12 muaj burgim, ndërsa Isni Kilaj u shpall i pafajshëm, njofton Klankosova.tv.
Në rastin për pengim të drejtësisë, Hashim Thaçi u dënua me 17 muaj burgim.
Ndërkaq, pas shpalljes së aktgjykimit, Smakaj dhe Fazliu do të lirohen, pasi kohën e kaluar në paraburgim e kanë mbuluar me dënimin e shqiptuar.