Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij

Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij

Written by

in

Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas aktgjykimit të dytë të shpallur ndaj babait të tij në Hagë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Endriti ka ripublikuar një citat të Hashim Thaçit nga viti 2023, në të cilin thuhet: “Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”, njofton Klankosova.tv.

Reagimi i tij vjen pasi Gjykata në Hagë e dënoi sot Hashim Thaçin me një vit e pesë muaj burgim në rastin që lidhet me tentim-pengimin e drejtësisë.