Houthit paralajmërojnë të mos përdoren aeroportet dhe hapësira ajrore e Arabisë Saudite

Houthit paralajmërojnë të mos përdoren aeroportet dhe hapësira ajrore e Arabisë Saudite

Written by

in

Houthit paralajmërojnë të mos përdoren aeroportet dhe hapësira ajrore e Arabisë Saudite

Rebelët Houthi të Jemenit kanë lëshuar paralajmërim të ri për të gjitha kompanitë ajrore duke u kërkuar të shmangin përdorimin e aeroporteve dhe hapësirës ajrore të Arabisë Saudte.

Në një deklaratë të publikuar nga zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Saree, Huthit kanë përsëritur paralajmërimin kundër përdorimit të aeroporteve dhe hapësirës ajrore saudite.

Sipas Sarees, këto objekte dhe hapësira ajrore mund të shndërrohen në objektiva të mundshme të operacioneve të forcave të tyre.

Megjithatë, ai ka bërë të ditur se paralajmërimi nuk përfshin Mekën dhe Medinën, dy qytetet e shenjta të myslimanëve.

Grupi politik dhe fetar i armatosur, që vepron në veri të Jemenit dhe mbështetet nga Irani, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që t’i marrin seriozisht paralajmërimet e tij.

Houthit kanë deklaruar gjithashtu se Arabia Saudite mban përgjegjësi për dështimin e përpjekjeve për të ndërprerë sulmet e tyre.