
Autoriteti amerikan i barnave, FDA, ka miratuar përdorimin e secukinumabit te të rriturit me polimialgji reumatike që nuk janë përgjigjur mjaftueshëm ndaj kortikosteroideve ose nuk e tolerojnë uljen graduale të dozës së tyre, njoftoi të martën prodhuesi Novartis.
Polimialgjia reumatike është një sëmundje inflamatore që prek kryesisht njerëzit mbi 50 vjeç dhe mund të shkaktojë dhimbje e ngurtësi në shpatulla, qafë dhe ije.
Në provën klinike të fazës së tretë, rreth 41% e pacientëve në grupin që mori dozën e miratuar arritën remision të qëndrueshëm në javën e 52-të, krahasuar me rreth 20% në grupin placebo. Të dyja grupet ndoqën skemë të uljes graduale të kortikosteroideve. Bashkimi Evropian e miratoi përdorimin e këtij bari për polimialgjinë reumatike në tetor.
Burimi: Sinjali