Jurgen Klopp ka vlerësuar lart cilësitë e mesfushorit të Liverpoolit, Florian Wirtz, duke e cilësuar atë si një “futbollist të jashtëzakonshëm”, pas paraqitjes mbresëlënëse në fitoren 5-0 të Gjermanisë ndaj Holandës.
23-vjeçari ishte një nga protagonistët kryesorë të kësaj ndeshjeje, duke realizuar dy gola, përfshirë një supergol me goditje të harkuar nga jashtë zonës së rreptësisë.
Paraqitja e tij ka lënë përshtypje të mëdha edhe te Klopp, i cili nuk e ka fshehur admirimin për talentin e mesfushorit, duke pranuar se ishte befasuar që në momentin e parë kur e kishte parë duke luajtur.
“U befasova kur e pashë për herë të parë në fushë. Është një futbollist i jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Klopp.
Wirtz po kalon një periudhë shumë të mirë edhe me fanellën e përfaqësueses gjermane. Në katër paraqitjet e fundit ndërkombëtare, ai ka realizuar katër gola dhe ka dhënë një asistim, duke dëshmuar gjithnjë e më shumë rëndësinë e tij për Gjermaninë dhe Liverpoolin. /Telegrafi/