
Një zjarr ka shpërthyer sot në një banesë në lagjen “Tophane” në Prishtinë, konkretisht në hapësirën e banjës, në katin e gjashtë të ndërtesës.
Brigada Profesionale e Zjarrfikësve në Prishtinë ka pranuar informatën për zjarrin në orën 14:23, ndërsa ekipet kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdulsamed Shkodra, ka bërë të ditur se falë intervenimit të shpejtë, zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar brenda një kohe të shkurtër.
Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Zjarr në një banesë në Tophane të Prishtinës, s’ka të lënduar appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali