Siljanovska-Davkova: Gazetaria duhet të vërë në pikëpyetje çdo formë pushteti, jo të jetë aleati i tij

Siljanovska-Davkova: Gazetaria duhet të vërë në pikëpyetje çdo formë pushteti, jo të jetë aleati i tij

Written by

in

Pa media të lira dhe të përgjegjshme, nuk ka qytetarë të informuar, dhe pa to, demokracia humbet thelbin e saj. Këtë e deklaroi Presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska-Davkova në hapjen e Forumit të 20-të të Medias së Evropës Juglindore (SEEMF) 2026, i cili po zhvillohet sot në Shkup.

Në fjalimin e saj, ajo theksoi se roli i gazetarisë nuk është të jetë një zgjatim i qeverisë, as kundërshtar i saj i paracaktuar, por të kontrollojë dhe vërë në dyshim në mënyrë të pavarur çdo formë pushteti.

“Gazetaria kërkon një angazhim ndaj të vërtetës dhe një ndjenjë të interesit publik. Për mua, politika ka qenë gjithmonë një dialog, kurrë një monolog. Mosmarrëveshja dhe komunikimi janë në thelbin e saj”, tha Siljanovska-Davkova.

Ajo vlerësoi se media luan një rol kyç në proceset demokratike – jo vetëm përmes informimit, por edhe përmes hapjes së debatit publik, duke mundësuar pikëpamje të ndryshme dhe duke zbuluar abuzime.

Megjithatë, ajo paralajmëroi se përmbajtja mediatike nuk ofron gjithmonë pikëpamje të balancuara politike dhe se marrëdhëniet midis profesionistëve të medias dhe elitave politike ndonjëherë mund të vënë në pikëpyetje pavarësinë e gazetarisë./Telegrafi/