United Hospital sjell paketa speciale për muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e lukthit

United Hospital sjell paketa speciale për muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e lukthit

Written by

in

Kujdesi për shëndetin e sistemit tretës fillon me kontrolle në kohë. Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e lukthit, United Hospital ka prezantuar tri paketa promocionale, duke u mundësuar pacientëve qasje në shërbime të specializuara gastroenterologjike dhe diagnostikuese.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të kujdesen më shumë për shëndetin e tyre, paketat përfshijnë:

  • Pako e kontrollit gastroenterologjik – 30€: Vizitë specialistike dhe ekografi e barkut.
  • Pako gastroenterologjike me analiza laboratorike – 49€: Vizitë specialistike, ekografi e barkut, hemogram, profil i mëlçisë (ALT, AST, ALP, GGT, bilirubina), profil lipidik dhe glikemi.
  • Gastroskopi me sedacion – 140€: Ekzaminim endoskopik i lukthit me sedacion për më shumë rehati gjatë procedurës.

Kanceri i lukthit – një sëmundje që mund të zhvillohet në heshtje

Kanceri i lukthit shpesh nuk shfaq simptoma të dukshme në fazat e hershme. Megjithatë, dhimbjet në pjesën e sipërme të barkut, fryrja, ndjenja e ngopjes së shpejtë, humbja e oreksit, humbja e pashpjegueshme e peshës dhe lodhja e vazhdueshme janë shenja që nuk duhen neglizhuar.

Një nga faktorët e rëndësishëm të rrezikut është infeksioni me bakterin Helicobacter pylori (H. pylori), i cili mund të shkaktojë inflamacion kronik të lukthit dhe të rrisë rrezikun për zhvillimin e kancerit të stomakut.

Diagnostikimi në kohë bën diferencën

Gastroskopia është një nga metodat kryesore për ekzaminimin e drejtpërdrejtë të lukthit. Përmes saj, mjekët mund të identifikojnë ndryshimet në mukozën e lukthit dhe, nëse është e nevojshme, të marrin biopsi për analiza të mëtejshme. Gjithashtu, testet për zbulimin e H. pylori ndihmojnë në identifikimin dhe trajtimin e këtij infeksioni.

Në United Hospital, pacientët kanë mundësi të përfitojnë nga shërbime të specializuara gastroenterologjike dhe metoda moderne diagnostikuese.

Mos i neglizhoni sinjalet e trupit tuaj. Kontrolli në kohë është një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së shëndetit.

Tel: 046 60 70 70

Email: info@united-hospital.com

Adresa: UNITED HOSPITAL, M2, Ferizaj Km7, Prishtina 10500

Facebook: united.hospital.prishtine

Instagram: united_hospital_prishtine

TikTok: united.hospital.pr

Web: www.united-hospital.com