U vodh në Prizren, gjendet pas rreth pesë muajsh në një zonë malore të Vushtrrisë

U vodh në Prizren, gjendet pas rreth pesë muajsh në një zonë malore të Vushtrrisë

Written by

in

U vodh në Prizren, gjendet pas rreth pesë muajsh në një zonë malore të Vushtrrisë

Policia në Vushtrri ka gjetur një automjet që ishte raportuar i vjedhur në Prizren rreth pesë muaj më parë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, automjeti është identifikuar në një zonë malore të Vushtrrisë nga njësitet policore, gjatë kryerjes së detyrave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Pas verifikimit të të dhënave, është konfirmuar se bëhej fjalë për automjetin e raportuar të vjedhur në Prizren.

Në bashkëpunim me hetuesit policorë të Prizrenit, po ndërmerren procedurat e nevojshme, pas përfundimit të të cilave automjeti pritet t’i kthehet pronarit legjitim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post U vodh në Prizren, gjendet pas rreth pesë muajsh në një zonë malore të Vushtrrisë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali