Qitje, vetëmbrojtje e vozitje emergjente – Policia Ushtarake e FSK-së përfundon kursin me instruktorët gjermanë

Qitje, vetëmbrojtje e vozitje emergjente – Policia Ushtarake e FSK-së përfundon kursin me instruktorët gjermanë

Written by

in

Qitje, vetëmbrojtje e vozitje emergjente – Policia Ushtarake e FSK-së përfundon kursin me instruktorët gjermanë

Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, të realizuar në bashkëpunim me instruktorë të Policisë Ushtarake Gjermane, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të FSK-së, kursi është zhvilluar në kuadër të planit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet ministrive të Mbrojtjes të Kosovës dhe Gjermanisë.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit kanë avancuar aftësitë në qitje me armë, teknika të vetëmbrojtjes, vozitje emergjente, taktika të lëvizjes dhe formacione, si dhe në përgatitje fizike e psikologjike.

Kursi është udhëhequr nga instruktorë të certifikuar të Policisë Ushtarake të FSK-së, në bashkëpunim me kolegët gjermanë. Sipas FSK-së, trajnimi është karakterizuar nga kritere të larta përzgjedhjeje dhe kërkesa të shtuara profesionale.

Pjesëmarrësit kanë kryer edhe aktivitete praktike të përshtatura me detyrat dhe përgjegjësitë në fushën e mbrojtjes së afërt, me qëllim përgatitjen për përmbushjen e kërkesave operacionale.

FSK-ja e ka vlerësuar përfundimin e kursit si kontribut në avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Policisë Ushtarake, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët gjermanë në shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e standardeve të trajnimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Qitje, vetëmbrojtje e vozitje emergjente – Policia Ushtarake e FSK-së përfundon kursin me instruktorët gjermanë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali