Nëna e banores së BBVK-së, Nora Tushi, Edina, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas situatës së fundit të bujshme mes vajzës së saj dhe konkurrentes tjetër të spektaklit, Arlindës.
Në reagimin e saj, ajo i është drejtuar Arlindës me një thirrje, duke i kërkuar që të mos e shfrytëzojë situatën me Norën. Sipas saj, vajza e saj nuk e njeh mentalitetin e shqiptarëve në Kosovë.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Edina ka theksuar se sjelljet e Arlindës po i shkaktojnë dëm vajzës së saj.
“Nora është rritë në një shtet jashtë Kosovës edhe u eduku jo vetëm nga unë edhe bashkëshorti im, që të jetë me një zemër të hapur për çdo person tjetër, pa marrë parasysh, nacionalitetin, ngjyren, orientimin seksual, dmth i pranon te gjithe njerezitë me shumë dashuri ashtu siç janë edhe me shumë respekt, edhe pse eshte rritë në një shoqëri ku ka pas shumë nacionalitete dmth e kemi eduku ne ate menyre, por edhe shoqeria e ka eduku ne ate menyre”.
“Mirëpo Nora nuk e njeh mentalitetin e shqiptarëve në Kosovë dhe po e lus Arlindën, Arlinda e njeh shumë mirë mentalitetin e shqiptarëve aty, jo vetëm që është e pjekur, por edhe nga intelekti i kupton shumë gjëra, keshtu që po e lus, të mos e shfrytezojë Norën, mos ta çojë publikun në një drejtim tjeter edhe të mos i ban Norës dëm, edhe pse po e din që po i bën Norës, dëm, me këto dmth sjelljet e saj ndaj Norës. Nora i ka dhënë mundësi me e pas një shoqe dmth me pas një person qe e ka pranu ashtu siç është, pa pasë kurrfarë frike ndaj kontaktit me të, pa e mendu dmth prapavijën, nuk e din ose nuk e njeh mentaliteitn ose nuk e dinë qysh kanë me reagu njerëzit”.
“Po e lus Arlindën mos ta shfrytëzojë këtë. E kuptoj çdo lojë, e kuptoj edhe lojen e cila e ka nje interes ne prapavije, mirepo nje loje e paskrupull, qe i ben dem dikujt tjetër këtë nuk e kuptoj”, ka potencuar ajo mes tjerash”. /Telegrafi/