Qeveria pas dënimit të Thaçit: Drejtësia duhet të jetë e besueshme, rezervat ndaj Speciales mbeten të qëndrueshme

Qeveria pas dënimit të Thaçit: Drejtësia duhet të jetë e besueshme, rezervat ndaj Speciales mbeten të qëndrueshme

Written by

in

Qeveria pas dënimit të Thaçit: Drejtësia duhet të jetë e besueshme, rezervat ndaj Speciales mbeten të qëndrueshme

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve lidhur me akuzat për administrim të drejtësisë.

Në një komunikatë të dërguar mediave, Qeveria ka bërë të ditur se kritikat dhe rezervat e saj ndaj Dhomave të Specializuara mbeten të pandryshuara, veçanërisht sa i përket transparencës së procedurave, respektimit të të drejtave të palëve dhe garantimit të standardeve për një gjykim të drejtë.

“Pavarësia e gjyqësorit dhe respektimi i vendimeve gjyqësore janë parime themelore të sundimit të ligjit. Megjithatë, kjo nuk e përjashton të drejtën dhe përgjegjësinë për të ngritur shqetësime lidhur me funksionimin e institucioneve të drejtësisë. Në këtë kuptim, kritikat dhe rezervat që kemi shprehur vazhdimisht ndaj Dhomave të Specializuara mbeten të qëndrueshme, veçanërisht sa i përket transparencës së procedurave, respektimit të të drejtave të palëve dhe garantimit të standardeve të një gjykimi të drejtë”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Më tej, Qeveria thekson se besimi në sistemin e drejtësisë nuk varet vetëm nga vendimet që merren, por edhe nga mënyra se si arrihet deri te ato.

“Prandaj, angazhimi ynë për sundimin e ligjit dhe insistimi për respektimin e plotë të të drejtave dhe garancive procedurale janë pjesë e të njëjtit qëndrim parimor: drejtësia duhet jo vetëm të vihet në vend, por edhe të jetë e drejtë, transparente dhe e besueshme”, thuhet tutje në reagim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali