Gjendet në Vushtrri vetura e vjedhur para pesë muajsh në Prizren

Gjendet në Vushtrri vetura e vjedhur para pesë muajsh në Prizren

Written by

in

Gjendet në Vushtrri vetura e vjedhur para pesë muajsh në Prizren

Policia e Kosovës ka identifikuar në një zonë malore në Vushtrri një automjet që ishte raportuar i vjedhur në Prizren rreth pesë muaj më parë.

Sipas raportit të Policisë, automjeti u identifikua nga njësitet policore gjatë realizimit të detyrave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Pas verifikimit të të dhënave, është konstatuar se vetura ishte raportuar e vjedhur në Prizren.

Policia bëri të ditur se, në bashkëpunim me hetuesit policorë të Prizrenit, po ndërmerren procedurat e nevojshme lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave, automjeti pritet t’i kthehet pronarit legjitim.