Arlinda thumbon Vjollcën në debatin e fundit: E pamoralshme për mua është me ia marrë burrin dikujt

Arlinda thumbon Vjollcën në debatin e fundit: E pamoralshme për mua është me ia marrë burrin dikujt

Written by

in

Një deklaratë e Arlindës gjatë një bisede me banorët e “Big Brother VIP Kosova 5” ka nxitur diskutime, pasi ajo ka dhënë mendimin e saj për atë që konsideron mungesë morali.

Ajo u shpreh se, sipas saj, një veprim i tillë është kur dikush ndërhyn në një lidhje dhe ia merr partnerin një personi tjetër.

“Pa moral për mu është me ia marrë burrin dikujt edhe me u kanë shfalerka e tij tonë jetën”, deklaroi Arlinda.

Pas kësaj deklarate, Nichi e pyeti se kujt po ia drejtonte këtë koment, ndërsa ajo u përgjigj se nuk po e kishte fjalën për askënd në veçanti, pa dhënë më shumë sqarime.

Megjithatë, deklarata e saj ka ngritur pikëpyetje në mesin e banorëve dhe ndjekësve të spektaklit, nëse bëhej fjalë për një mesazh të tërthortë ndaj Vjollcës, me të cilën kishte pasur një diskutim paraprak.

Mbetet të shihet nëse Arlinda do të japë sqarime të tjera lidhur me këtë deklaratë dhe nëse ajo do të sjellë reagime të reja brenda shtëpisë. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be