
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke e akuzuar se po e zhvendos debatin nga të drejtat e shqiptarëve drejt pretendimeve për kërcënim ndaj Serbisë.
Kamberi ka ngritur shqetësimin për qëndrimin e Vuçiqit ndaj bashkimit të partive shqiptare në një listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit.
“Pse A. Vuçiq paraqitet aq i shqetësuar me bashkimin e partive shqiptare në një listë të përbashkët? Kjo sjellje e tij duhet parë përtej numrit të mandateve që mund të fitojë Koalicioni shqiptar”, ka shkruar Kamberi.
Sipas tij, çështja nuk lidhet vetëm me numrin e ulëseve që shqiptarët mund të sigurojnë në Parlamentin e Serbisë, por edhe me mënyrën se si do të përfaqësohen politikisht dhe do t’i mbrojnë të drejtat e tyre.
“Çështja nuk është domosdoshmërisht sa deputetë shqiptarë do të hyjnë në Parlament, por çfarë do të përfaqësojnë ata politikisht dhe çfarë mund të bëjnë me atë përfaqësim”, ka theksuar Kamberi.
Reagimi i tij vjen në prag të zgjedhjeve të 25 tetorit, ndërsa bashkimi i partive shqiptare në një listë të përbashkët ka nxitur debat politik.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
The post Kamberi akuzon Vuçiqin: Po e zhvendos vëmendjen nga të drejtat e shqiptarëve, i pengon bashkimi i partive shqiptare appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali