
Kombëtarja e Kosovës ka publikuar formacionin startues në ndeshjen shumë të rëndësishme që e luan sonte ndaj Iralndës në Dublin.
Përzgjedhëzi Franco Foda ka bërë shumë ndryshime nga ndeshja e fundit me Izraelin në Prishtinë.
Në portë do të rikthehet Arijanet Muriq, derisa në mbrojtje do të jenë Vojvoda, Krasniqi, Hajrizi, Kamberi dhe Gallapeni.
Kurse, në mesfushë do të jenë Emërllahu, Avdullahu dhe Rexhbeçaj që rikthehen në formacionin startues të Dardanëve.
Kurse, sulmit do t’i prijnë Fisnik Asllani dhe Vedat Muriqi.
