
Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas sulmeve linçuese ndaj gazetarit Fidan Jupolli.
Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi e cilësoi Jupollin si një nga gazetarët më origjinalë që ka vendi.
Ai tha se gazetari Fidan Jupolli nuk frikësohet dhe nuk mbetet vetëm.
“Fidan Jupolli është ndër gazetarët më origjinalë që i kemi. Është krejt unik në qasje dhe mënyrën se si e bën punën. Për këtë arsye s’ua qet të shtyheni me të. Mos harroni se puna e tij janë fjalët. E kur dikush fjalën e ka punë kurrë mos mendoni se e mundni me fjalë, me sharje dhe aq më pak me kërcënime. Fidani ua kthen shtatëfish! Me fjalë, pa kërcënime! Se Fidani nuk lodhet! As nuk frikësohet!Dhe – mbajeni mend – as nuk mbetet vetë!”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.