Avioni rrëzohet në zonën e njohur turistike në SHBA, humbin jetën tre persona

Avioni rrëzohet në zonën e njohur turistike në SHBA, humbin jetën tre persona

Written by

in

Avioni rrëzohet në zonën e njohur turistike në SHBA, humbin jetën tre persona

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël pranë skajit verior të Parkut Kombëtar Grand Canyon, në shtetin e Arizonës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas autoriteteve, Qendra Rajonale e Komunikimit në Grand Canyon kishte pranuar një raport për zhdukjen e një avioni të tipit Piper Comanche rreth orës 23:30 të së dielës.

Avioni ishte parë për herë të fundit në zonën Basin, në pjesën veriore të parkut, e cila karakterizohet nga lartësia më e madhe dhe numri më i vogël i vizitorëve.

Pas raportimit për zhdukjen e tij, ekipet e kërkim-shpëtimit nisën kërkimet në orët e para të mëngjesit të së hënës. Rreth orës 10:15, autoritetet arritën të lokalizonin rrënojat e avionit në zonën Basin, ku konfirmuan se të tre personat që ndodheshin në bord kishin vdekur.

Shërbimi i Parkut Kombëtar (NPS) nuk i ka publikuar identitetet e viktimave, duke theksuar se vendimi është marrë në shenjë respekti ndaj familjeve të tyre.

Avioni u lokalizua pas një operacioni kërkimi ajror të zhvilluar nga Departamenti i Sigurisë Publike i Arizonës, i cili përdori pajisje për shikim gjatë natës dhe teknologji infra të kuqe.

Ndërkohë, Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB), në bashkëpunim me Shërbimin e Parkut Kombëtar, do të nisë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat që çuan në rrëzimin e avionit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali