
Disa infermierë të Klinikës Infektive janë zotuar për një deklaratë alarmante.
Nga mbingarkesa e punës me të cilën po përballen aktualisht për shkak të fruthit, një reparti me mbi 20 pacientë të vegjël i shërben veç një infermier.
E pikërisht për mungesë të stafit, këta me datë 12 nëntor e kanë deleguar një shkresë te drejtuesja e klinikës e të cilën e ka siguruar televizioni Klan Kosova.
Në të, veç tjerash, letër bëhet e ditur që kanë presion të shtuar nga familjarët dhe përcjellësit e pacientëve.
Se kanë mbingarkesë, si infektiva ashtu dhe pediatria në këtë valë të tretë të fruthit që ka shpërthyer nga shtatori deri tani, e pohojnë edhe nga IKShPK.
E pasi që Klan Kosova këtë çështje e ka adresuar të hënën në të gjitha hallakat menaxhuese, deri në nivel ministri, ka pasur ca lëvizje.
Gjatë mbrëmjes të së hënës, Klinikën Infektive e ka vizituar Drejtori Shëndetësor i QKUK, Luan Morina bashkë me shefin e divizionit të infermierisë, Lulzim Gashi duke e angazhuar një infermier shtesë për vetëm një repart.
Mirëpo sipas stafit, nevoja është edhe për tre në tri reparte tjera dhe jo për angazhim të përkohshëm.
Për më tepër, pasi që televizioni e ka adresuar zyrtarisht këtë çështje te QKUK/ShSKUK, sinjalizuesit kanë bërë të ditur që janë paralajmëruar për masa ndëshkuese, veç pse ata e kanë ngritur këtë problematikë te Klan Kosova.
Përkundër pritjes nga e hëna deri të martën, televizioni nuk ka pranuar asnjë për përgjigje zyrtare.
Kronika më poshtë sjell detaje: