
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar janë ekstraduar të martën në Kosovë, njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Franca.
Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi H.K. është ekstraduar nga Shqipëria, pasi kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Ndërkaq, nga Franca është ekstraduar shtetasi A.S., i cili po ashtu kërkohej nga autoritetet kosovare përmes INTERPOL-it.
Të dy ekstradimet janë realizuar më 17 nëntor, në koordinim të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor me njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
Pas mbërritjes në Kosovë, të dy personat u janë dorëzuar njësive përkatëse të Policisë në Prishtinë dhe Ferizaj, për vazhdimin e procedurave ligjore. /insajderi.org/
Burimi: Insajderi