Portreti i Adem Jasharit vendoset krahas atij të Ibrahim Rugovës në kabinetin e Presidentes Shiroka Pula

Portreti i Adem Jasharit vendoset krahas atij të Ibrahim Rugovës në kabinetin e Presidentes Shiroka Pula

Written by

in

Në kabinetin e Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është vendosur portreti i komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari, krahas portretit të presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova.

Në të njëjtin ambient është vendosur edhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke plotësuar simbolikën e këtij organizimi të hapësirës në kabinetin presidencial.

Vendosja e portreteve të dy figurave të rëndësishme të historisë së Kosovës, Adem Jasharit dhe Ibrahim Rugovës, sjell në një hapësirë të përbashkët dy prej personaliteteve që lidhen ngushtë me rrugëtimin e vendit drejt lirisë dhe pavarësisë.

Adem Jashari, komandant dhe një nga figurat kryesore të rezistencës së armatosur shqiptare, u bë simbol i luftës çlirimtare pas rënies së tij dhe të familjes Jashari në Prekaz, në mars të vitit 1998.

Ndërkaq, Ibrahim Rugova, si president historik i Kosovës, udhëhoqi për vite të tëra rezistencën paqësore dhe përpjekjet politike e diplomatike për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe realizimin e pavarësisë.

Të dy këta personalitete përfaqësojnë kapituj të rëndësishëm të historisë moderne të Kosovës, ndërsa vendosja e portreteve të tyre krahas njëri-tjetrit, së bashku me flamurin e UÇK-së, krijon një simbolikë të përbashkët të rezistencës politike dhe të armatosur për lirinë e vendit./Telegrafi.