Irlanda në epërsi ndaj Kosovës, Hajrizi ndëshkohet me të kuq

Irlanda në epërsi ndaj Kosovës, Hajrizi ndëshkohet me të kuq

Written by

in

Kombëtarja e Kosovës është në disavantazh nga Irlanda pas 28 minutave lojë.

Pavarësisht që “Dardanët” e nisën në mënyrë pozitive, Irlanda mori epërsinë falë Troy Parrott, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Kreshnik Hajrizi e largoi topin me dorë nga porta, kësisoj gjyqtari akordon penallti. Si pasojë e kësaj, lojtari i Sioni u ndëshkua me karton të kuq.

Tani, Kosova përpos në disavantazh duhet të luajë edhe me një lojtar më pak./Telegrafi/