
Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Klodian Mihaj, ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, duke u bërë pjesë e emisionit “E diell” në Top Channel.
Pas këtij angazhimi të ri, Klodi ka marrë urime të shumta nga fansat, të cilët i kanë dëshiruar suksese në rrugëtimin e tij televiziv, shkruan Sinjali.
Megjithatë, vëmendje kanë tërhequr edhe disa komente që lidhen me jetën e tij private, konkretisht me ish-partneren e tij, Elijona Binakaj.
Disa ndjekës i kanë dhënë këshilla Klodit, duke i bërë thirrje të mos heqë dorë lehtë nga dashuria dhe duke theksuar se për të duhet luftuar.
Por, deri më tani, Klodi nuk ka reaguar ndaj këtyre komenteve, duke lënë të paqartë nëse ka diçka për të thënë rreth raportit me Elijonën.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
The post Klodi “injoron” komentet për Elijonën, fansat kanë porosi për të! (Foto) appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali