Dardanët, të zhgënjyer me rezultatin – tifozja irlandeze: Atmosferë e pabesueshme miqësore

Dardanët, të zhgënjyer me rezultatin – tifozja irlandeze: Atmosferë e pabesueshme miqësore

Written by

in

Dardanët, të zhgënjyer me rezultatin – tifozja irlandeze: Atmosferë e pabesueshme miqësore

Tifozët dardanë dolën të zhgënjyer nga stadiumi “Aviva” në Dublin, pas humbjes 3-0 ndaj Irlandës.

Njëri nga ta, me të cilin bisedoi gazetari Arlind Sadiku, tha se kanë pritur së paku barazim në këtë ndeshje.

Kartonin e kuq të Kreshnik Hajrizit, ai e quajti “gabim amatoresk”.

Një tjetër tifoz tha se duhet shumë punë, sidomos në aspektin psikik.

Tifozi tjetër dardan tha se problemi është te Foda, pasi, sipas tij, janë bërë gabime të njëjta në dy ndeshjet e fundit të kombëtares.

Ndërkaq, një tifozë irlandeze, u shpreh e lumtur me rezultatin.

“Por, më duhet të them, Kosova janë miq shumë të mirë. Fansa të mrekullueshëm, kishte zhurmë e atmosferë, e pabesueshme. Atmosferë miqësore. Por, s’mund ta kujtoj kur Irlanda ka shënuar tre gola në Aviva. Megjithatë, atmosfera ishte e mrekullueshme”, u shpreh ajo.