Skuadra nga Suhareka fitoi me rezultat 95:79, duke ia shkaktuar Pejës humbjen e dytë radhazi.
Protagonisti kryesor i vendasve ishte Khalil Shabazz, i cili debutoi me paraqitje mbresëlënëse. Ai realizoi 32 pikë, duke shtuar edhe katër kërcime dhe tetë asistime, për të ndihmuar Yllin të sigurojë një fitore të rëndësishme.
Me këtë sukses, therandasit konfirmojnë formën e mirë, ndërsa Peja do të kërkojë të rikthehet te fitoret në ndeshjet e ardhshme.
Burimi: RTKLive
