Juventusi planifikon tri transferime në janar, në listën e objektivave edhe emra të njohur

Juventusi planifikon tri transferime në janar, në listën e objektivave edhe emra të njohur

Written by

in

Juventusi planifikon tri transferime në janar, në listën e objektivave edhe emra të njohur

Juventusi ka nisur përgatitjet për afatin kalimtar të janarit, me synimin për të përforcuar tri pozita në skuadrën e trajnerit Luciano Spalletti, teksa drejtuesit e klubit po shqyrtojnë edhe mundësitë për largimin e disa futbollistëve.

Sipas gazetës italiane La Gazzetta dello Sport, klubi torinez synon të transferojë një mbrojtës të majtë, një mesfushor dhe një sulmues qendre për pjesën e mbetur të sezonit.

Në mesin e objektivave kryesorë të Juventusit janë tre futbollistë që aktualisht aktivizohen në kampionate të tjera. Bëhet fjalë për algjerianin Rayan Ait-Nouri të Manchester Cityt, danezin Pierre-Emile Hojbjerg të Marseille dhe norvegjezin Alexander Sorloth të Atletico Madridit.

Për pozitën e mbrojtësit të majtë, alternativat e tjera janë spanjolli Alejandro Balde i Barcelonës dhe italiani Destiny Udogie i Tottenhamit.

Ndërkohë, në mesfushë si një mundësi po shqyrtohet edhe francezi Darryl Bakola i Sassuolos, i cili konsiderohet më shumë si një investim për të ardhmen.

Në repartin ofensiv, Juventusi ka në listë edhe emra të tjerë, përfshirë amerikanin Folarin Balogun të Monacos, italianin Gianluca Scamacca të Atalantas dhe Mateo Reteguin e Al-Qadsiah.

Megjithatë, realizimi i tri transferimeve në janar nuk pritet të jetë i lehtë. La Gazzetta dello Sport raporton se përveç çështjeve financiare, një tjetër pengesë është edhe numri i madh i futbollistëve në dispozicion të Juventusit.

Rritja e kapitalit e paralajmëruar së fundmi mund të ndihmojë në përballimin e kostove të transferimeve, por drejtuesit e klubit synojnë fillimisht të lirojnë hapësirë në skuadër përmes largimeve.

Në mesin e futbollistëve që mund të largohen nga Juventusi përmenden edhe Edon Zhegrova, Arkadiusz Milik, Kamil Grabara dhe Daniele Rugani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali