Para mbërritjes së Trumpit, Xi Jinping zhvilloi një takim me Putinin, të cilin e përshëndeti si një mik të vjetër.
Në qendër të diskutimeve pritet të jenë lufta në Ukrainë, bashkëpunimi energjetik dhe raportet mes Pekinit dhe Uashingtonit.
Gjatë rrugës drejt Kinës, Trump mori pjesë në një samit në Filipine, ku zhvilloi takime me liderë të rëndësishëm ndërkombëtarë, përfshirë kryeministrin indian Narendra Modi, atë australian Anthony Albanese dhe kryeministren japoneze Sanae Takaichi.
Gjatë vizitës në Filipine, Trump njoftoi se një marrëveshje tregtare mes Uashingtonit dhe Manilës ishte arritur, por nuk publikoi hollësi rreth përmbajtjes së saj.
Takimi i mundshëm mes tre liderëve pritet të tërheqë vëmendjen ndërkombëtare, për shkak të ndikimit që marrëdhëniet mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë kanë në sigurinë dhe ekonominë globale.
Burimi: RTKLive
