Largohet EULEX-i, forcat e Policisë prezente pranë shtëpisë së Jakup Krasniqit

Largohet EULEX-i, forcat e Policisë prezente pranë shtëpisë së Jakup Krasniqit

Written by

in

Largohet EULEX-i, forcat e Policisë prezente pranë shtëpisë së Jakup Krasniqit

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës po qëndrojnë pranë shtëpisë së ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, në Velani të Prishtinës.

Krasniqi ka ardhur për vizitë në Kosovë nga Haga, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij, shkruan Insajderi.

Forcat e EULEX-it në përcjellje me Policinë e Kosovës sollën ish-kryeparlamentarin tek shtëpia e tij.

Tashmë ata janë larguar dhe vendin po e ruajnë organet vendore të rendit. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi