Pas përfundimit të fjalimit të tij në Kuvend për Paketën Fiskale dhe Buxhetin 2027, kryeministri Edi Rama është larguar nga salla.
Ndërsa Rama mbylli fjalimin, Sali Berisha u rikthye në foltore dhe mori fjalën. Ndërkohë, në momentin që Rama nisi fjalimin, Berisha, së bashku me deputetët e tij, u largua nga punimet e seancës.
Rama duket se i “ktheu” borxhin rivalit të tij politik, duke u larguar nga salla pasi Berisha mori sërish fjalën në seancë. /Tch/