Gucati: Gruaja e Jakup Krasniqit është në gjendje të rëndë shëndetësore, ishte në spital në Turqi, me gjasë është përkeqësuar

Gucati: Gruaja e Jakup Krasniqit është në gjendje të rëndë shëndetësore, ishte në spital në Turqi, me gjasë është përkeqësuar

Written by

in

Gucati: Gruaja e Jakup Krasniqit është në gjendje të rëndë shëndetësore, ishte në spital në Turqi, me gjasë është përkeqësuar

Hysni Gucati nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tha se bashkëshortja e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi është “në gjendje të rëndë shëndetësore”.

Ai tha se nuk mund të jepte shumë detaje për shëndetin e bashkëshortes së Krasniqit.

“Unë kam qenë në dijeni që Jakup Krasniqi do të vijë këtë javë. Jo për sot, por brenda kësaj jave e kam ditë që do të vijë për vizitë familjare, për shkak që gruaja e tij, Sevdija, është në gjendje të rëndë shëndetësore”, tha ai.

“Baci Jakup ka ardhë në vizitë humanitare, që ia ka leju gjykata, që ta vizitojë bashkëshorten e tij, të cilën e ka në gjendje shumë të keqe shëndetësore”, tha Gucati.

Ai tha se bashkëshortja e Krasniqit ka qenë së fundmi në një spital në Turqi.

“Tash nuk mund t’i them krejt. Ajo është në gjendje shumë të keqe. Vuan prej një sëmundjeje shumë të rëndë. Ka qenë në një spital në Turqi. Tash me siguri paska ardhë te shtëpia”, tha ai në një lidhje direkte në KosovaLive në T7.

Gucati tha se e ka parë edhe ndihmën e shpejtë në oborrin e shtëpisë së Jakup Krasniqit në Prishtinë, ndërsa tregoi se para disa ditësh ka biseduar me djalin dhe vajzën e tij.

“E di që ka qenë në gjendje jo shumë shumë të mirë. Por, sipas gjasave është keqësu gjendja e saj shëndetësore”, tha ai.

Gjykata Speciale në Hagë konfirmoi se ka lejuar një vizitë humanitare të Jakup Krasniqit në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Jakup Krasniqi më 16 shtator u dënua në shkallë të parë me 25 vjet burgim për krime lufte.

Burimi: Insajderi