
Një person është plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në Suharekë.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 12:20, kur një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një burri.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë.
I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e tij.
Ndërkohë, vendi i ngjarjes është siguruar dhe hetuesit po mbledhin prova dhe dëshmi për të zbardhur rrethanat e rastit.
Burimi: Insajderi