
Këngëtarja Monika Salihu ishte e ftuar në emisionin “SOL” në Klan Kosova, ku foli për jetën e saj personale, martesën dhe përjetimet familjare.
Gjatë intervistës, ajo tregoi se prej 12 vitesh është në një lidhje me bashkëshortin e saj, duke theksuar rëndësinë e miqësisë dhe mirëkuptimit në një martesë të suksesshme.
Salihu u shpreh se partnerin e jetës duhet ta shohësh edhe si mikun më të mirë, me të cilin ndan gjithçka.
Përveç jetës bashkëshortore dhe rëndësisë që kanë fëmijët për të, këngëtarja ndau edhe një rrëfim prekës për periudhën kur babai i saj, Azizi, po përballej me probleme shëndetësore.
Ajo tregoi se kishte kërkuar ndihmë nga neurologë në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe vende të tjera të Ballkanit, në përpjekje për të gjetur terapinë e duhur për të atin.
“S’ka neurolog, Maqedoni, Kosovë, Ballkan që s’e kom qu, disa nuk ia kanë qëllu terapinë, u bojke shumë ma keq, derisa ramë në një terapi”, rrëfeu ajo, transmeton Klankosova.tv.
Këngëtarja kujtoi edhe ndryshimet në sjelljen e babait të saj gjatë periudhës së fundit, duke treguar se ai ishte bërë më i butë, më i buzëqeshur dhe më komunikues me njerëzit.
“U bo shumë i butë, shumë i buzëqeshur, i folke krejt botës, edhe atyne injorantave që hiq s’e kqyrin e injorojnë”, tregoi Salihu.
Për më shumë detaje nga rrëfimi i saj mbi martesën, familjen dhe përjetimet me të atin, ndiqni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm: