GTA 6 tashmë e disponueshme në Zelandën e Re, lojtarët e parë nisin aventurën

GTA 6 tashmë e disponueshme në Zelandën e Re, lojtarët e parë nisin aventurën

Written by

in

GTA 6 tashmë e disponueshme në Zelandën e Re, lojtarët e parë nisin aventurën

Grand Theft Auto VI (GTA 6), njëra nga lojërat më të shumëpritura të viteve të fundit, ka nisur të bëhet e disponueshme në Zelandën e Re, ku lojtarët e parë kanë mundësinë të eksplorojnë botën virtuale të krijuar nga Rockstar Games.

Kompania ka zgjedhur një lansim gradual, të organizuar sipas zonave kohore, çka ka bërë që Zelanda e Re të jetë ndër vendet e para ku loja është aktivizuar.

Sipas mediave të huaja, lojtarët në këtë vend mund ta luajnë GTA 6 në platformat PlayStation 5 dhe Xbox Series X|S.

Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara dhe në pjesën tjetër të botës, lansimi digjital është planifikuar për mesnatën e 19 nëntorit, sipas kohës lokale.

Për të mos pritur deri në orarin zyrtar të lansimit në vendet e tyre, disa lojtarë thuhet se po provojnë një mënyrë alternative: ndryshimin e rajonit të konsolës Xbox në Zelandën e Re. Megjithatë, as Rockstar Games dhe as Microsoft nuk kanë konfirmuar nëse kjo metodë funksionon.

Sa i përket versionit për kompjuterë (PC), deri më tani nuk është bërë e ditur ndonjë datë zyrtare e lansimit. Raportimet se loja mund të mbërrijë në PC gjatë periudhës janar-mars 2027 mbeten të pakonfirmuara nga Rockstar Games.

GTA 6 ka krijuar pritje të jashtëzakonshme edhe para lansimit, ndërsa raportimet e publikuara e vlerësojnë se loja ka gjeneruar mbi 1.5 miliard dollarë, apo rreth 1.35 miliard euro, ende pa u bërë e disponueshme për lojtarët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali