
Është arrestuar 60-vjeçari i dyshuar për vrasjen që ndodhi mesditën e sotme në Suharekë, ku një person mbeti i plagosur rëndë dhe më pas ndërroi jetë.
Sinjali mëson se i dyshuari ishte identifikuar nga Policia pas ngjarjes dhe ndodhej në kërkim, pasi ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Dyshimet e para janë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti rreth një parkingu, ku i dyshuari dyshohet se kishte shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës.
Viktima fillimisht ishte dërguar në Emergjencë në gjendje të rëndë shëndetësore, por më pas ka ndërruar jetë.
I dyshuari tashmë është arrestuar nga Policia, ndërsa rasti pritet të trajtohet nga organet kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali