
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një person dyshohet se ka mbetur i vrarë, ndërsa dyshimet e para janë se autor i krimit mund të jetë babai i viktimës.
Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e saj, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ndërsa hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Sipas raportimeve të para të mediave lokale, viktima dyshohet se është vrarë nga babai i tij, por këto rrethana ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.
Ngjarja ka ngritur dyshime për një tragjedi të rëndë familjare, ndërsa ende nuk dihen motivet që mund të kenë çuar deri te vrasja.
Hetimet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të rastit, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura identitetet e personave të përfshirë.
Gazeta Sinjali do të raportojë për çdo informacion të ri lidhur me këtë rast.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
The post Dyshohet se babai vrau djalin e tij – Natë tragjike në Gjilan appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali