Ekskluzive: Rrahman Hotit i gjendet dhe i sekuestrohet nga trupi pistoleta e llojit Sig Sauer

Ekskluzive: Rrahman Hotit i gjendet dhe i sekuestrohet nga trupi pistoleta e llojit Sig Sauer

Written by

in

Ekskluzive: Rrahman Hotit i gjendet dhe i sekuestrohet nga trupi pistoleta e llojit Sig Sauer

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i 60-vjeçarit Rrahman Hoti, i dyshuar për vrasjen e rëndë që ndodhi sot në Suharekë.

Sinjali mëson se gjatë arrestimit të Hotit, Policia i ka gjetur dhe sekuestruar nga trupi një pistoletë të llojit Sig Sauer.

Arma dyshohet se është përdorur në ngjarjen tragjike, ku pas një konflikti që sipas informacioneve të para të Policisë dyshohet të ketë qenë rreth një parkingu, 60-vjeçari dyshohet se kishte shtënë disa herë në drejtim të viktimës.

Sinjali mëson se pistoleta është marrë nga trupi i të dyshuarit gjatë arrestimit dhe është sekuestruar nga Policia si dëshmi materiale në kuadër të hetimeve.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali