Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar në Gjilan

Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar në Gjilan

Written by

in

Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar në Gjilan

Valon Osmani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, e ka konfirmuar se një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në fshatin Pogragjë të kësaj komune.

Ndërkaq, sipas tij, dorasi është në arrati.

“Lidhur me rastin një person i dyshuar mashkull kosovar i njohur për Policinë është vënë në kërkim policor, pasi dyshohet se pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes”, theksoi Osmani.

Sipas Osmanit, viktima është i lindur në vitin 1997.

Ai shtoi se Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /Klankosova.tv