Një makinë dhe një banesë në Tetovë, pasuria që ka deklaruar ministri Jeton Shasivari

Një makinë dhe një banesë në Tetovë, pasuria që ka deklaruar ministri Jeton Shasivari

Written by

in

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, në formularin për deklarimin e pasurisë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka evidentuar një pronë të paluajtshme në Tetovë, një automjet në pronësi të bashkëshortes, si dhe një llogari bankare në denarë.

Sipas të dhënave të publikuara në regjistrin e pasurisë, Shasivari ka deklaruar një pronë të paluajtshme në Tetovë, me sipërfaqe prej 95 metrash katrorë. Vlera e deklaruar e kësaj prone është 5.850.000 denarë, ndërsa pronësia figuron 1/1, pra në tërësi në emrin e tij.

Në formular thuhet se pronën e ka fituar në vitin 2007, përmes kontratës së shitblerjes, ndërsa destinimi i saj është banim.
Sa i përket pasurisë së luajtshme, në deklaratë figuron një automjet i markës Jeep, modeli Patriot, i prodhuar në vitin 2010. Automjeti është në pronësi të bashkëshortes së tij dhe ka vlerë të deklaruar prej 492.000 denarësh. Sipas të dhënave, automjeti është fituar më 13 shkurt 2019, përmes kontratës së shitblerjes.

Në pjesën e llogarive bankare dhe depozitat, Shasivari ka deklaruar një llogari personale transaksionale në denarë (MKD), ndërsa si bazë për fitimin e mjeteve financiare figuron paga.

Shasivari në pozitën e ministrit të Drejtësisë erdhi në korrik të këtij viti (2026) pas rikonstruimit të Qeverisë./Telegrafi/